Arrestohet Pipi çorapëgjata

Tami Erin e cila njihet per rolin e personazhit te njohur "Pipi çorapëgjata'', ka përfunduar në burg.
Aktorja që interpretoi vajzën simpatike me flokë të kuqe në filmin e vitit 1988 “Aventurat e reja të Pipi çorapegjatës”, është arrestuar në të vërtetë pasi ka sulmuar bashkëjetuesin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Kaliforninë e Veriut, trasnmeton BW, sipas të cilit ka qenë një fqinj i saj që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar thirrjet për ndihmë nga shtëpia aty pranë. Mësohet se policia e ka arrestuar për një natë Pipin, ndërsa në mëngjes ajo është liruar me kusht.
Tami Erin është tashmë 38-vjece. Që pas suksesit në fëmijërinë e saj me filmin ku interpretoi Pipin ajo nuk ka arritur të bëjë më bujë në botën e artit. /Indeksonline/