Këshilltarët e PD:Mbledhje urgjente për planin e Tiranës

Ferdinand Poni reagon për zvarritjen e planit rregullues të kryeqytetit. Në emër të grupit të këshilltarëve të PD, Poni ka akuzuar kryetarin e bashkisë Edi Rama se po saboton qëllimisht kalimin e këtij plani në Këshillin Bashkiak e më pas në Këshillin Kombëtar të rregullimit të territorit, duke favorizuar klanet e ndërtimit. Sipas Ponit, grupi u këshilltarëve të PD, do të kërkojë një mbledhje urgjente në Këshillin Bashkiak për të miratuar planin rregullues të Tiranës, e për ta kaluar më pas për shqyrtim në KRRTRSH.Në muajin tetor të 2008 , Bashkia e Tiranës ka prezantuar për publikun planin rregullues të kryeqytetit. Sipas autoriteteve të pushtetit vendor, pas një pune gati 6 vjeçare, plani do të hidhej në panelin e diskutimeve për qytetarët dhe institucionet, por që atëherë e deri tani, ky dokument me rëndësi të veçantë për zhvillimin e Tiranës, nuk ka kaluar në organet përkatëse për shqyrtim dhe miratim.