Arrestohet autori i dyshuar per plagosjen ne perplasjen LSI-PS

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar te plagosjes me thike nga nje perplasje mes simpatizanteve te partive LSI dhe PS ku mbeti i plagosur te 16-vjecarit Ali Doci. Autori i dyshuar eshte Arber Ristani 21 vjec dhe arrestimi i tij eshte bere ne afersi te rruges Margarita Tutulani ne Tirane.
Ristani dyshohet se ne bashkepunim edhe me shtetas te tjere pas nje grindje te castit dyshohen te jene autor te plagosjes me thike te 16-vjecarit Doci te ndodhur dy dite me pare ne afersi te Qendres Kristal ne Tirane.
Kjo ishte nje perplasje mes simpatizanteve te Levizjes Socialiste per Integrimit dhe Partise Socialiste Ristani eshte mbeshtetes i LSI-se ndersa i plagosuri Doci mbeshtet PS-ne . Perplasja ka ndodhur ne momentin qe PS po zhvillonte nje takim elektoral ne kete zone.