E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 13kg mariuane ne linjen e autobuseve Gjirokaster-Tirane

Gjate oreve te vona te dites se djeshme ne Gjirokaster eshte kapur nje sasi prej 13 kg mariuane. Kjo sasi eshte kapur ne autobusin e linjes Gjirokaster-Tirane. Lenda narkotike eshte gjendur ne bagazh te autobusit brenda nje valixheje ku lenda ishte mbeshtjelle me leter natriban.

Pasi eshte bere shoqerimi i autobusit bashke me 25 pasagjeret eshte bere identifikimi i poseduesit te valixhes ku fshihej droga. Ardit Bacja 25 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster e kishte marre lenden narkotike nga nje banore i Lazaratit. Ai do te paguhej me 1 000 euro per transportin nga Gjirokastra ne Tirane.

Per kete operacion Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kishin marre nje informacion ne rruge operative se ne nje autobus te linjes Gjirokaster -Tirane kishte hipur nje shtetas i cili kishte nje Valixhe te madhe dhe brenda saj mund te kishte lende narkotike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›