Haxhinasto në Berlin, merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto do të marrë pjesë sot në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, i cili mbahet në Berlin.
Temat kryesore që do të diskutohen gjatë këtij takimi janë: zhvillimet në Libi dhe Operacioni "Unified Protector"; situata në Afganistan dhe Operacioni ISAF; bashkëpunimi për mbrojtjen raketore; partneritetet e NATO-s me Bashkimin Evropian, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Federatën Ruse; dhe reformimi i marrëdhënieve të Aleancës me vendet partnere.
Gjatë punimeve të këtij takimi Ministeriali, Zv.Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.