Arrestohet autori i një grabitjeje me armë në Vorë
Ky shtetas, dy ditë më parë në ambjentet e një lokali të ndodhur në qëndër të Vorës, ka vjedhur nën kërcënimin e armës dhe i maskuar, disa shtetas të cilët ndodheshin në këtë aty.
Për këtë ngjarje, ditën e sotme ka depozituar kallzim penal pronari i këtij lokali, ku falë një pune të shpejtë profesionale u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të kësaj vjedhje me armë, i cili ishte i strehuar në një banesë të ndodhur në Vorë Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura, dy copë armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori për të realizuar këtë vjedhje, një armë zjarri pushkë, si dhe një pushkë sportive të cilat i posedonte pa leje.
Aktualisht nga strukturat e hetimit krimit dhe më konkretisht specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Armë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punohet intesivisht për të dokumentuar të tjera vjedhje me armë të realizuara në Tiranë, ndërsa materialet ju dërguan prokurorisë për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 140, 280 dhe 278/2 të KP.