E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e postës/Kapet Mborja,një në kërkim

Policia e Tiranës tha se ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të akuzuar për grabitjen e filialit nr.8 të Posta shqiptare në Tiranë, ku janë vjedhur 37 mijë lekë të reja dhe 18 kupona kartash identiteti.
Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë së Tiranës, të cilat thanë se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Bimi Beqir Mborja, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosjes së lehtë me dashje".
Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini bëri të ditur se kapja dhe më pas arrestimi i këtij shtetasi u realizua sepse në bashkëpunim edhe më një shtetas tjetër i cili është shpallur në kërkim dhe tashmë është identifikuar. Ata dyshohen senë rrugën "Sulejman Delvina" në Tiranë, kanë vjedhur filialin e Postën Nr.8.
Autorët e vjedhjes, duke përfituar nga pakujdesia e punonjëses, kanë mundur të vjedhin në sportelin Nr.1 të këtij filiali, shumën e parave prej 37 000 lekësh si dhe 18 copë kupona për kartë identiteti, saktësoi policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›