E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Arrestohet grupi shqiptar, akuza për zyrtarin


Autoritetet amerikane informojnë se kanë arrestuar pjestarë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, përfshirë dhe një zyrtar të qeverisë shqiptare. Zyra e prokurorit të përgjithshmëm në Nju Jork tha se forcat e rendit kishin arrestuar Florian Veshin dhe Almir Rrapon nën akuza për vrasje, grabitje, rrëmbim, trafikim të lëndëve narkotike, zhvatje, për zjarrvënie të qëllimshme, për pengim të drejtësisë e shumë të tjera . Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngritën të henën në një gjykatë në Nju Jork pas arrestimit të tij nga policia shqiptare në muajin korrik. Veshi u arrestua të hënën nga forcat e rendit që përfshinin pjestarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut. Ndërkaq po sipas prokurorëve, edhe 10 të tjerë janë arrestuar si pjestarë të grupit të akuzuar për vrasjen e dy pesonave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve mariuanë dhe rrembimin e dy njerëzve. Gjykata në Nju Jork ngriti akuzat ndaj Almir Rrapos, ish-këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme i cili u arrestua më 2 korrik në ambasadën amerikane në Tiranë. Sipas Zërit të Amerikës, ditën e hënë gjykata e njohu me 27 akuza 27-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar. ndër personat e tjerë të arrestuar bëjnë pjesë, Saimir Krasniqi, Erkiliant Sula, Shkëlzen Balidemaj, Dukagjin Nikollaj, Gentian Nikolli, Skënder Cakoni, Bruno Krasniqi e shumë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›