E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestrohen 3 makina të vjedhura jashtë shtetit

Policia e kryeqytetit bën të ditur se, specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme sekuestruan automjetin tip “Benz Mercedez Furgon”, me targë TR 7157 T si dhe automjetin tip “Honda”, me targë TR 630 F, pasi nga verifikimet e bëra rezultuan se janë vjedhur jashtë kufijve të Shqipërisë.

Po ashtu u bllokua edhe automjeti tip “Volzvagen “, me targë TR 7994 L, pasi nga verifikimet e bëra në sistemin e Interpolit, rezulton të jetë vjedhur në Bullgari me datë 23 shkurt të vitit 1998.

Të njëjtat burime bënë të ditur se, policia nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj tre shtetasve për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorrike”.

Gjatë këtij viti, strukturat e policisë dhe prokurorisë kanë organizuar operacione të shumta duke bllokuar me dhjetëra makina që rezultojnë të vjedhura jashtë shtetit. Shumë nga makinat e bllokuara, u janë rikthyer pronarëve të tyre të ligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›