E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet babai i Sajmir Tahirit per kontrabande ilacesh

Policia e Tiranës ka arrestuar Bashkim Tahirin, të atin e deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri për kontrabandë barnash mjekësore. Operacioni i koduar "Risperdal" ka vënë në pranga edhe Dritan Gjizën e Nadire Tagën.
Siç raporton gazetari i abc neës Gerti Xhaja barnat kontrabandë importoheshin nga Italia, hynin nga Porti i Durrësit e tregtoheshin nëpër farmaci të ndryshme në vend nga i ati i deputetit të PS, Bashkim Tahiri e Nadire Taga, ndërsa Dritan Gjiza favorizonte hyrjen kontrabandë në Shqipëri.

Vlera e barnave kontrabandë që iu sekuestrua të atit të Sajmir Tahirit kap vlerën e mbi 10 mijë eurove.
Arrestimi i babait të deputetit të Partisë Socialiste erdhi pas një hetimi disamujorsh nga antikrimi ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›