Hyn ne fuqi ligji per sigurimet shendetesore

Pajisuni me libreze shëndetësore. Është i vetmi dokument qe garanton se jeni te siguruar dhe ne spitalet publike mund te merrni shërbim pa paguar faturat.
Siguracioni pritet te mbuloje edhe shërbime te caktuara ne spitale private.
Te pakten kete synon ligji i ri i sigurimeve shendetesore i cili ka hyre ne fuqi me 24 mars, por per te perfituar të mirat e tij duhet pritur ende. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor duhet te percaktoje paketat e sherbimeve nga te cilat mund te perfitojne qytetaret dhe me pas te lidhe kontratat. Aktulisht libreza shendetesore eshte e vlefshme vetem ne publik.
Ata persona qe jane ne marredhenie pune duhet te paguajne per shendetin 3.4% te pages per shtresat ne nevoje sigurimet shendetesore mbulohen nga shteti.