E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet bosi i mafias Ndrangheta, Pasquale Bonavota pas pesë vitesh në arrati

Autoritetet italiane kanë njoftuar arrestimin e një bosi të lartë të mafias Ndrangheta, pasi ai kaloi gati pesë vjet në arrati.

Pasquale Bonavota, 49 vjeç, i cili përfshihej në listën e kriminelëve më të rrezikshëm të policisë, ishte kërkuar që nga nëntori 2018 pasi i kishte shpëtuar një urdhër-arresti për vrasje dhe shoqatë mafioze të lëshuar nga një gjykatës në Kalabri.

Ai u arrestua të enjten në qytetin e Genovas. Mediat lokale thanë se Bonavota po largohej nga katedralja e qytetit kur u arrestua dhe mbante një ID false.

Bonavota konsiderohet truri i klanit Bonavota ‘Ndrangheta’s, i cili përfshin dy vëllezërit e tij, me bazë në zonën Sant’Onofrio të provincës kalabreze të Vibo Valentia.

Ndrangheta është mafia më e fuqishme dhe më e pasur e Italisë, që kontrollon pjesën më të madhe të kokainës që derdhet në Evropë . Ajo operon në më shumë se 40 vende.

Arrestimi i Bonavota vjen tre muaj pas kapjes së profilit të lartë të bosit të mafias siçiliane Matteo Messina Denaro. Shefi i Cosa Nostra kishte 30 vjet që ishte i arratisur citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›