Zyrtarë të Republikës Srpska i kërkojnë gjyqtarit që i përfaqëson në Kushtetuese të dorëhiqet

Zyrtarë të lartë serbë në Bosnjë dhe Herzegovinë i kanë bërë thirrje magjistratit serb në Gjykatën Kushtetuese të vendit të japë dorëheqjen. Lëvizja vjen pasi Kuvendi Kombëtar e Republikës Srpska mbajti një seancë për ligjin e shumëkundështar për pronat e paluajtshme, dhe ku u miratua një rezolutë për të mos zbatuar vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Herzegovinës.
Kreu i Asamblesë, Nenad Stevandic tha pas seancës se në atë gjykatë nuk kishte më gjykatës nga entiteti serb.
Në fillim të muajit mars, Kushtetuesja anuloi ligjin e miratuar nga Kuvendi i Republikës Srpska për pronat e paluajtshme që shërbejnë për funksionimin e autoritet publik, pasi përfaqësuesi i lartë për Bosnjën Christian Schmidt e pezulloi atë, një ditë para se të hynte në fuqi në datën 28 shkurt.
Më parë, kushtetuesja kishte dalë në përfundimin se autoriteti i manaxhimit të pronave publike i përkiste entitetit ndërsa të drejtat për pronat i përkisnin shtetit të Bosnjës dhe Herzegovinës.
Ndërkaq sipas Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës, në kushtetuese duhet të jenë dy gjyqtar nga entiteti serb, nga nëntë gjithsej.
Aktualisht, është vetëm një gjyqtar kushtetues nga radhët e popullit serb, sepse mandate i tjetrit përfundoi nëntorin e shkuar dhe asambleja e Republikës Srpska nuk u mblodh për të zgjedhur të riun.]
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/