E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndryshimet klimatike, Spanja përgatitet për temperatura rekord të prillit dhe muajve në vazhdim

Një valë e nxehtë po godet Spanjën e cila që përjeton temperatura që zakonisht shihen gjatë verës.

Parashikuesit e motit kanë frikë se temperaturat mund të shkojë mbi 38 gradë Celsius, leximi më i lartë i temperaturave për muajin prill që nga fillimi i regjistrimeve.

Kjo do të ishte 10-15 gradë Celsius më ngrohtë se sa pritej për kohën.

Temperatura po rritet nga një masë ajri e nxehtë nga Afrika, shoqëruar me një sistem moti që lëviz ngadalë.

Meteorologët thonë se një kombinim faktorësh është përgjegjës për temperaturat e jashtëzakonshme që shihen atje këtë javë.

Moti i nxehtë në të gjithë Afrikën e Veriut po vjen drejtë Evropës. Këto temperatura që kanë prekur ishullin Iberik po sjellin shumë thatësirë e cila do të bëhet pengesë edhe për bujqësinë.

 Kjo valë e të nxehtit në Spanjë nuk është një ngjarje e izoluar sepse në të gjithë botën temperaturat e larta në muajt e parë të këtij viti kanë thyer rekorde citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›