E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet bosi i mafias kalabreze

Amsterdam - I cilësuar si një ndër bosët më të mëdhenj të mafias kalabreze, një shtetas italian ka përfunduar në prangat e policisë holandeze. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të policisë së Amsterdamit, sipas të cilëve i arrestuari është një i mafias së njohur me emrin "Ndrangheta kalabreze". Ai dyshohet të ketë gisht në vrasjen e gjashtëfishtë në një piceri të Duisburgut në gushte të vitit 2007. 35 vjeçari emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimi, ishte në kërkim nga drejtësia italiane. Ai akuzohet për tregti droge dhe është dënuar në mungesë me 14 vjet burg. Ai ndodhte prej mëse dhjetë vjetësh në arrati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›