E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet drejtori i Përgjithshëm i FMN-së

 Lajmin e ka bërë me dije gazeta "New York Times" në versionin e saj 'on-line' e më pas lajmi është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i policisë së metropolit amerikan.

Strauss-Kahn, 62 vjeç, po merret në pyetje - është shprehur zëdhënësi i policisë - për shkak të orvatjes së tij të dhunës seksuale të një kameriereje 32-vjeçare, që menjëherë më pas ia ka mbathur nga dhoma e drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, në Sofitel të Nju Jorkut, Rruga 24, Perëndim, pranë Times Square.

Strauss-Kahn, kandidati i mundshëm socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë të prillit 2012, pas këtij veprimi, ka braktisur hotelin dhe ka marrë menjëherë avionin "Air France" për të mbërritur në Francë. Por, avioni nuk është ngritur nga toka dhe agjentët e policisë së aeroportit kanë mbërritur menjëherë dhe kanë arrestuar Drejtorin e Përgjithshëm të FMN-së, duke ja dorëzuar policisë së Nju Jorkut në orën tre të mëngjesit të së dielës, ku ende mbahet i ndaluar. /Start/

                                                                                             2011-05-15 09:28
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›