E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ do të vendosë nesër për rezultatin zyrtar në Tiranë

Mbledhja e KQZ-së u parashikua të mbahej sot në orën 18:00, por, për shkak të situatës së krijuar nga rezultati tepër i ngushtë në Bashkinë e Tiranës, u vendos që mbledhja të mbahet nesër, në mënyrë që komisionerët të jenë më të qetë në punën e tyre.

Mazhoranca ka kontestime për rezultatin aktual, sipas të cilit kandidati socialist Edi Rama është në avantazh me 10 vota më tepër se rivali i tij Lulzim Basha. Partia Demokratike pretendon se ka një llogaritje të gabuar në një prej procesverbaleve, me 12 vota diferencë.

Megjithatë, kryeopozitari Edi Rama shpalli fitoren e tij për të katërtën herë në Bashkinë e Tiranës, nisur nga rezultatet e mbledhura nga procesverbalet e të gjitha KZAZ-ve në kryeqytet. /Start/

                                                                                             2011-05-14 20:43
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›