E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet drejtori i burgut të Shën Kollit për korrupsion

TIRANË – Arrestohet drejtori i burgut të Shën Kollit, Valentin Miri. Arrestimi ndodhi pas tre muajsh hetime të ShKBB-së. Miri akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet: "Sot, me datë 12.04.2013 pasdite, Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve pas një hetim intensiv 3 mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësinë Task Force dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj bëri të mundur arrestimin Drejtorit të IEVP Lezhë Valentin Miri.

SHKBB pas mbledhjes së një sërë provash materiale ka provuar se drejtori i burgut Valentin Miri ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjatë kontrollit të banesës së drejtorit Valentin Miri, u gjet një shumë e konsiderueshme vlerash monetare", përfundon njoftimi.

Korrespodenti i "A1Report!" nga Lezha, Julian Hila, bëri të ditur se ndaj Mirit ka pasur disa denoncime, të cilat janë bërë shkak për nisjen e hetimeve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›