Arrestohet edhe një serb, punëtor i Postës së Serbisë

Sipas këtij burimi, Balloisheviq është arrestuar me arsyetimin se është pjesëtar i institucioneve paralele. Gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit policia ka konfiskuar 8 200 euro dhe për këtë ka lëshuar vërtetimin përkatës për konfiskim.
Sipas informatave të burimeve serbe, pjesëtarët e njësisë speciale ROSU janë duke e bastisur shtëpinë e Svetozar Naskoviqit nga Koretishti, punëtor i MUP-it të Serbisë, i cili është arrestuar të martën.
Siç kemi informuar, PK ka arrestuar mbrëmë katër serbë në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, te të cilët janë gjetur materiale zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
I ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq ka deklaruar se serbët e arrestuar bartnin me vete listat zgjedhore për harmonizim dhe revidim të atyre listave dhe përgatitje për zgjedhjet eventuale serbe në Kosovë.