E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo: Nuk mund të shkonte më mirë

Menaxheri i Chelseas, Roberto di Matteo, ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, i cili e ‘pushtoi’ stadiumin Da Luz të Lisbonës, ku e mposhti Benficën 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund të shkonte më mirë se kështu. Ta mbyllim ndeshjen pa pësuar gol është një avantazh për ndeshjen e kthimit. Kemi vrapuar dhe luftuar për 90 minuta. Kjo është mjaft e rëndësishme, sepse e dinim se loja do të ishte e një niveli të lartë. Nuk duhet të vetëkënaqemi, sepse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur”, theksoi Di Matteo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›