E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPadi i ri mbushet mirë

Apple thotë që modeli i fundit i vetit iPad është dizajnuar për t’u mbajtur i mbushur, edhe pasi indikatori thotë që ka arritur 100 për qind.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për saktësinë e indikatorit për gjendjen e baterisë së iPhone dhe teknologjinë e vet të rimbushjes, Apple tani thotë që pjesë e softuerit të saj është që të vazhdojë mbushjen dhe shpenzimin e baterisë kur arrin gati 100 për qind dhe nuk ka ndonjë dëmtim edhe nëse lihet i kyçur në rrymën elektrike.

“Ai qark është i dizajnuar ashtu që ju mund ta mbani pajisjen tuaj në rrymë aq gjatë sa dëshironi ju,” tha zëvendës kryetari i ndërmarrjes Apple, Michael Tchao, për AllThingsD. “Është një veçori e shkëlqyeshme që gjithmonë ka qenë në iOS.”

Gjatë javës së kaluar një raport i bërë nga ndërmarrja hulumtuese DisplayMate paraqiti disa thashetheme gjoja se iPadi i fundit i ndërmarrjes Apple nuk ishte mbushur plotësisht edhe pse e paraqiste që është mbushur, duke shtuar që matematika e ndërmarrjes Apple për atë llogaritje ishte ndalur. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›