Arrestohet gjermano-kosovari i kërkuar për vjedhje
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i shtetasit gjermano-kosovar Ilir Kusari i shpallur në kërkim për vjedhje.
Gjykata e Koblenzit në Gjermani ka lëshuar urdhër arrestin për 36 vjeçarin e lindur në Gjakovë për veprën penale vjedhjes.
Të paktën që nga viti 2009, shtetasit gjermano-kosovar Ilir Kusari akuzohet si anëtar i një bande prej të paktën shtatë personash, të cilët në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike kanë kryer vjedhje pronash dhe biznesesh, në shuma të mëdha.
Ky grup ka operuar në mënyra të ndara nga njeri-tjetri, disa merrnin pjese në vjedhje, të tjerët merreshin me sigurimin dhe depozitimin e sendeve të vjedhura.