Meshkujt, çfarë mund të zbuloni nga profili i tyre në facebook
Psikologët pohojnë se nëpërmjet postimeve të ndryshme në facebook dhe nga mënyra se si përdoret ky mjet komunikimi, zbulohet karakteri i vërtetë i njerëzve. Për këtë, ata shpjegojnë se çfarë do të thotë çdo detaj i faqes personale të facebook-ut.
Fotoja e profilit
Fotoja e profilit ndihmon për të kuptuar përse një mashkull përdor facebook-un. Disa e përdorin për punë, të tjerë për t’u argëtuar ose për t’u rilidhur me miq të vjetër. Nëse dikush ka një foto profili ku duket serioz, kjo nuk do të thotë me doemos që është tip i mërzitshëm. Ndoshta thjeshtë është shok “friend” me shefin e tij.
Foto nga festa
Nëse është duke pirë një birrë, do të thotë se i pëlqejnë festat. Nëse i ka kapërcyer vitet e vëllazërisë, por do ende t’i tregojë botës që është tip festash, do të thotë që ai nuk është i lidhur.
Foto me kafshë shtëpiake
Meshkujt që i duan qentë, i pëlqejnë të gjithë. Rëndësi ka që jo të gjitha fotot e tij të jenë me Lesin. Njeriu duhet të ketë interesa të tjera në jetë veç miqësisë me miqtë tanë me katër këmbë.
Një foto me një VIP
Fotografia me një të famshëm është zgjedhje e zgjuar. Tregon për një mashkull tërheqës, që ka interesa të shumta në jetë dhe është i aftë të zërë miqësi.
Foto me një vajzë të bukur
Një foto me një femër të bukur krijon pakënaqësi tek femrat e tjera. Do të ishte mirë që vajza në foto të ketë mbiemër të njëjtë, që do të thotë që është e motra apo ndonjë kushërirë dhe ai thjeshtë e ekspozon se është fotoja e tij më e mirë.
Kur përditëson rregullisht profilin e tij
Nëse statuset e tij ndryshojnë vazhdimisht dhe ngarkon gjithmonë foto të reja, kjo do të thotë se atij i pëlqen socializimi në facebook. Por nuk duhet kaluar deri në bezdisje me statuse që tregojnë sesa i mrekullueshëm ishte sanduiçi i drekës.
Kur bën shumë kuice
Nëse ai poston rezultate të larta të kuiceve që e bëjnë të duket në sy të të tjerëve i zoti, do të thotë që është tip kompetitiv dhe i pëlqen sfidat. Të qenit kaq aktiv e bën të harrojë detaje të tjera të rëndësishme.
Kur ka shumë miq
Nuk ka asgjë të keqe nëse ka miq të gjithë njerëzit në planet. Mund të jetë tip i shoqërueshëm, që i pëlqen të argëtohet dhe zërë miq shpejt. Zakonisht të tillë janë tipa optimistësh, të hapur ndaj njohjeve të reja. Por ka edhe një shpjegim tjetër, që thjeshtë po e ekzagjerojnë.
Kur bën “friend” vetëm femrat
Ata që gjurmojnë vetëm këtë kategori, duan të flirtojnë dhe të krijojnë lidhje që shpesh mund të jenë të rrezikshme.
Kur ka pak miq
Ai ka një grup miqsh besnik që publikon edhe në facebook, por nuk e mohon faktin që mund të ketë edhe të tjerë. Nga ana tjetër ekziston mundësia që të jetë i kujdesshëm dhe i sinqertë ndaj gjërave që ndjen, por nuk lejon shumë njerëz ta njohin natyrën e tij të vërtetë.
Kur ka albume me foto
Nëse ai ka foto nga udhëtimet, do të thotë si i pëlqen të udhëtojë ose nëse ka foto të nipave, është tip që e vlerëson familjen. Ndërsa fotot e dasmës së shokut tregojnë se ai e konsideron të rëndësishme shoqërinë.
Kur luan lojëra
Të gjithëve na pëlqen të luajmë lojëra. Kjo tregon se na pëlqen të argëtohemi, por pa kaluar në varësi. Femrat urrejnë faktin që meshkujt i japin më shumë prioritet argëtimit sesa punës. Nuk ka gjë më të mërzitshme sesa një mashkull që të tregon sesa stresuese dhe e ngarkuar ka qenë dita e punës, ndërkohë që nga profili i tij zbulon se ka bërë namin në poker.
15 Maj 2010