E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet hajduti i dytë i arkëtarit të KEK-ut

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dytë që dyshohet që kishte vjedhur parat e arkëtarit te KEK-ut në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se, gjate hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë së Kosovës në lidhje me rastin është lokalizuar vendndodhja e personit të dytë i dyshimtë i mundshëm, shtetasi i Kosovës P.Z.(1990), dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore është dërguar në mbajtje.

Me datë11.04.2012 rreth orës 16:38 në rrugë në Pejë, saktësisht te libraria „Dukagjini Shop“ afër hotel „Dukagjinit“ në Pejë, ka ndodhur një rast grabitje e armatosur nga dy persona të pamaskuar dhe të armatosur njëri me Ak-47 dhe tjetri me revole,të cilët kanë ndaluar veturën e kompanisë „Besa securty“ ku gjendeshin dy punëtor të sigurimit dhe arkatari i KEK-ut ku me ketë rast kanë grabitur qanten e arkëtarit te KEK-ut në të cilen kishte pasur reth 84000 euro të cilat ishin mbledhur nga arkat e komopanisë së KEK-ut dhe duhet te dorëzoheshin në bankën „Raifaisen“ te sheshi „Haxhi Zeka“ ne Pejë.

Në atë kohë sigurimin e transportit të hollave të KEK-ut e bënte kompania „Besa Security“ me veturën tyre Golf -4 së bashku me arkëtarin e KEK-ut. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›