E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni mbështet Kosovën

Ministri i FSK-së, Agim Çeku së bashku me komandantin e Komandës së Forcës Tokësore, gjeneralmajor Rrahman Rama, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Kosovës pati takime të shumta në Pentagon, në të cilat u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Ajovës, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (PPS).

Gjithashtu, delegacioni i FSK-së u njoftua për iniciativat rajonale të cilat po i ndërmerr nëpërmjet Task-forcës Rajonale për Kërkim Shpëtim (EMAC), si dhe mundësisë që të përfshihen edhe shtetet e rajonit të cilat janë të përfshira në programin PPS, me shtetet përkatëse në SHBA.

Ministri Çeku dhe delegacioni që ai kryeson janë pritur edhe në Departamentin e Mbrojtjes në Pentagon nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes për Politika, James Miller.

Në takim, ministri Çeku potencoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-të, e sidomos në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu u fol për procesin e Rishikimi i Sektorit të Strategjik të Sigurisë (RSSS) ku ministri e informoi për rrjedhën dhe hapat e mëtutjeshëm si dhe mënyrat ku mund të ketë bashkëpunim në të ardhmen./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›