E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet hajni i konvikteve

Njësiti i hetimeve policore të stacionit jugu në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Konvikte të Studentëve.

I arrestuari është Qëndim Isufi, 21-vjeç dhe dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në objektet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Vjedhje këto të cilat janë raportuar në polici gjatë dy muajve të fundit, ku janë vjedhur shtatë llop - top dhe një telefon celular.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave fillestare nga ana e hetuesve, personi i dyshuar është dërguar në prokurorinë përkatëse. Indeksonline ka raportuar edhe kohë më parë për vjedhjet që po ndodhin në konvikte./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›