E15: Serbia t’i kompensojë dëmet e luftës

Grupi i Ekspertëve E15 organizoi sot një debat në të cilin përveç antarëve të tij morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit për krime lufte pranë Ministrisë së Drejtësisë, nga Agjencioni për ndihmë juridike falas, nga Shoqata e juristëve të Kosovës, Shoqata e avokatëve si dhe përfaqësuesit nga Komuna e Hanit të Elezit dhe OJQ ‘’Ngrite Zërin’’ nga Skenderaj.
Profesor Muhamet Mustafa, udhëheqës i E15 dhe deputet në Kuvendin e Kosovës nënvizoi se agresioni serb në Kosovë kishte për qëllim që me aksione ushtarake dhe policore në mënyrë sistematike të dëmtojë pronat private, ekonomitë familjare dhe bizneset private, që në kombinim me deportimin e pjesës më të madhe të popullatës jashtë Kosovës të realizonte planet e tij për spastrimin etnik.
Mustafa paqraqiti të dhëna mbi studimet që janë bërë lidhur me përmasat e dëmeve menjherë pas luftës dhe faktit se deri tani ky problem ka mbetur i paadersuar ose i adresuar në mënyrë fragmentare nga individë e jo mjaft nga institucionet e organizatat vendore e ndërkombëtare, raportn “Zeri”.
Në vijim u theksua se drejta për zhdëmtim është e patjetresueshme dhe nuk vjetërsohet dhe ajo kërkon një vëmendje të instuitucioneve dhe akterëve tjerë të intersuar. “Lidhur me këtë, ka ende paqartësi mbi procedurat që duhet ndjekur dhe se nevojitet një qasje profesionale për të kanalizuar procesin e zhdëmtimit”, ka thënë Mustafa.
Si rezuzltat i diskutimit, u përkrah inciativa që të formohet një këshill inciativ për formomin e një asosciacionit që do të merrej me këtë çwshtje për të mbështetur në mënurë sistematike e profesionale aktivitetet e individuale e kolektive për rezlaimin e te drejtave të tyre për kompensimin e dëmeve të luftës në pronën dhe pasurinë private. Pas debatit ky këshill u formua dhe pritet që në periudhën e ardhshme të zhvillojë një aktivitet domethënës./Indeksonline/