E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria mbështet fuqishëm ndërtimin e shtëpive në veri

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar mbështetjen e gjithanshme të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të realizuar të drejtën e tyre për t’u kthyer në pronat e vona.

“Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm ndërtimin e shtëpive në pronat e tyre për qytetarët në veri, pa dallime etnike. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë qytetarëve aty që të mos ketë asnjë pengesë prej kujtdo qoftë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, UNMIK-u nuk ka të drejtë as morale, as legale, as legjitime të pengoj apo të pretendoj të pengoj ndërtimin e shtëpive dhe rikthimin e qytetarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre.

“Ne do të diskutojmë edhe me Ministrin e Brendshëm që Policia e Kosovës të jetë atje dhe të siguroj kushte për qytetarët atje, për vazhdimin e punimeve dhe zgjerimin e punimeve edhe në hapësirat tjera në veri, ku qytetarët kanë pronat e tyre. Unë do të diskutoj këtë çështje, në rastin e parë, edhe me përfaqësuesin e UNMIK-ut”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›