Arrestohet hajni i stolive në Kanë

Si njofton gazeta franceze Journal du Dimanche, një hajn i cili gjatë festivalit të filmit në Kanë vodhi stoli ari e diamanti në vlerë prej një milionë euro, është arrestuar në qytetin spanjoll Mallorca.
Hajni është zbuluar në saje të incizimeve të kamerave në hotelin Novotel të kanës, ku më 17 maj ndodhi plaçkitja e madhe. Si njofton portali francez thelocal.fr., hajni është një 40-vjeçar me origjinë francezo-algjeriane.
Stolitë e vlefshme 1 milion euiro u vodhën nga sefi i përfaqësuesit të firmës zvicerane Chopard./indeksonline/