E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Kanada, s’ka rrezik nga cunami

Një tërmet me fuqi prej 5.7 ballëve të shkallës së Richerit goditi të dielën pjesën jugperëndimore të Kanadasë, por tash për tash nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale. Si raporton agjencia amerikane e lajmeve AP, gjithashtu nuk është dhënë alarmi për mundësinë e cunamit. Epiqendra e tërmetit ishte 108 kilometra në jug të qytetit Port Hardy, të Vankuverit, njoftoi Enti gjeofizik amerikan.

Banorët lokalë thanë se tërmeti është ndier në një rajon të gjerë, por tash për tash nuk ka informata që dikush është plagosur apo për që janë shkaktuar dëme, njofton AP.

Më 26 korrik në këtë rajon qe regjistruar edhe një tërmet me fuqi prej 5 ballë të Richterit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›