Arrestohet hakeri i Scarlett Johansson, rrezikon 121 vjet burg
Share
FBI ka mundur pas 11 muajve hetime, që të identifikojë dhe arrestojë hakerin që vodhi dhe publikoi fotot private të aktores Scarlett Johansson. I arrestuari është 35-vjeçari Christopher Chaney. Mediat bëjnë me dije se ai rrezikon që të dënohet me plot 121 vjet burg, pasi akuzohet edhe për vjedhjen e fotove të 26 VIP-ave të tjerë.

