E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreti i Butanit martohet me një vajzë të thjeshtë

Share

Mbreti 31 vjeçar i Butanit, një vend në Himalaja, është martuar me një vajzë të thjeshtë, pa prejardhje nga ndonjë familje fisnike.

Jigme Kesar Mangiel Uangçuk zbriti nga froni i tij dhe  vendosi një kurorë mbi kokën e studentes 20 vjeçare, Jetsun Pema, raporton BBC.

Uangçuk nderohet gjerësisht në vendin me rreth 700 mijë banorë.

Nuk pati vizita nga krerë shtetesh dhe personazhe të njohur. Ngjarja u transmetua live në televizionin kobtar. Tema e kësaj dasme ishte për ta mbajtur dasmën një çështje të thjeshtë familjare, kjo është familja butaneze, tha sekretari i informacionit.

Nga marsi i vitit 2008, Butani u bë monarki kushtetuese dhe mbreti hoqi dorë nga pushteti absolut.

Në një biografi thuhet se mbretëresha e re interesohet për artet e bukura, pikturën dhe basketbollin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›