Belle Air bllokon Shqipërinë në Islandë
Kombëtarja e Shqipërisë, së bashku me gazetarët dhe të gjithë stafin, ka mbetur e bllokuar në Islandë.
Kompania ajrore, Belle Air, edhe këtë herë nuk tregoi korrektësi.
Aeroplani duhej të ishte nisur qysh në orën 11:00, por kjo ende nuk ka ndodhur dhe kombëtarja ka mbetur e bllokuar në aeroportin e Reikjavikut.
Arsyeja? Belle Air nuk ka paguar korridorin ajror dhe aeroplani nuk mund të niset!
Kështu raportojnë gazetarët shqiptarë direkt nga aeroporti, të cilët janë së bashku me kombëtaren. /Zeri/