Mark Kashnjeti, nuk ka asnjë lidhje me akuzat që po i vesh Serbia

Familjarët (e bija Valentina) deklarojnë se Kashnjeti është arrestuar gabimisht. Ai, s’ka të bëjë asgjë me foton.
Nga Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, Koordinatori Bashkim Kajdomçaj, i tha agjencisë NOA.al se në fotot e krahasuara me ato që i ka prezantuar opinioni serb (njeriu me uniformë dhe automatik) dhe ato që aktualisht i posedon familja nuk përkojnë as afërsisht, transmeton NOA.
Mark (Mihill) Kashnjeti i lindur më 30. 04. 1953 është afërsisht 60 vjeçar. Ai, nuk është njeriu me uniformë që duket në foton e prezantuar nga organet serbe me rastin e arrestimit.
Për rastin deri tani janë marrë tre dëshmitarë në pyetje. Dy nga ta kanë thënë se nuk e njohin Markun. Ndërkaq njëri (që pohohet nga burime të ndryshme se ka trauma lufte) ka thënë se e njeh dhe se i njëjti e ka fajësuar. Mirëpo, sipas vajzës së Markut Valentinës, Marku edhe në trajtimin elektrik me detektorë (për të treguar vërtetësinë e pohimeve) ka dalë pozitiv.
Mark Kashnjeti ka avokatë me detyrë zyrtare. Ate, deri më tash e ka vizituar vetëm njëher vajza e tij Manuela. Ajo bashkë me te dhe vajzën Agnesën 5 vjece, po udhëtonin në Beograd më 14 prill, kur Kashnjeti u arrestua. Që nga ajo kohë Manuela po qëndron atje dhe po interesohet për babanë.