Arrestohet i dyshuari kryesor per vrasjen e Tahirajt

Në orët e para të ditës se premte është bërë i mundur edhe arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Në pamundësi për t’iu larguar policisë, i dyshuari Ilir Xhakja u vetëdorëzua. Në momentin e arrestimit Ilir Xhakjes iu sekuestrua edhe arma e krimit.
Policia kishte rrethuar zonën ku mendohej se fshihej Ilir Xhakja, ndërsa përfundoi me sukses operacionin.
Vritet kryepolici i Shijakut, Adem Tahiraj
Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 18.00 është ekzekutuar me breshëri plumbash automatiku shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Nëntë vjet pas ekzekutimit të drejtorit të policisë së qarkut Gani Malushi në Durrës, një tjetër drejtues policie ekzekutohet në një krim të tipit mafioz në Katund Sukth të Durrësit, një zonë e nxehtë kjo për shkak të veprimtarisë kriminale nga e cila është karakterizuar që në mesin e viteve ’90.
I lindur në Tropojë dhe me banim në Tiranë, Tahiraj drejtonte prej një viti komisariatin e Shijakut. Kryekomisari Tahiraj ka qenë në shërbim me mjetin e tij, si dhe një mjet tjetër policie kur ka ndaluar dhe është konfliktuar me shtetasit Ilir dhe Arben Xhaka.
Informacionet që vijnë nga Drejtoria e Policisë së qarkut mbi praninë e kryekomisarit në vendngjarje kanë qenë kontradiktore deri në momentin e deklarimit zyrtar mbi ngjarjen.
Ndërkohë autorët pasi kanë debatuar me Tahirajn aq sa të zotët e shtëpisë buzë rrugës ku ndodhi ngjarja kanë dalë jashtë për të parë ç’po ndodh janë larguar të ndihmuar nga nipi i tyre Ledio Krasniqi.
Kryekomisari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa specialisti i policisë që ndodhej bashkë me të në makinën tjetër ka pësuar shok nga zhvillimi i shpejtë i ngjarjes, pa mundur të ndërhyjë.
Autorët janë larguar duke lënë pas një kufomë dhe dy efektivat policorë të shokuar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy automjete, ndërsa është ushtruar kontroll në vilën e Azem Xhakës, njeriut të familjes së autorëve. Vila trekatëshe e Xhakajve nuk është e banuar, pasi i zoti është.
Autor i dyshuar i ngjarjes është Ilir Xhakja, 38 vjeç, i njohur prej vitesh si një person me precedent penalë dhe njëkohësisht kontigjent i krimit të organizuar, dënuar nga drejtësia për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Fisi Xhakja njihet në zonë për konfliktin e armatosur të nisur nga një debat politik në një lokal fshati me antarë të fisit Maloku.
Skeda e Tahirajt
Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në fshatin Kërrnajë, Tropojë. Tahiraj pas përfundimit të shkollës së lartë u inkuadrua në forcat e policisë, ku ka më tepër se 20 vjet që shërben.
Në karrierën e tij të gjatë ka patur disa funksione mes të cilave më të lartën atë të shefit të komisariatit të Shijakut.
Në vitin 2008, Tahiraj ka marrë një ndër gradat e larta në Policinë e Shtetit atë të kryekomisarit.
Më parë se të drejtonte, komisariatin e Shijakut ai ishte shef njësie operative e forcave të posacme në Drejtorinë e Krimit të Organizuar. Në këtë drejtori kryekomisari ka kryer një sërë detyrash kundër krimit, derisa në 2 shtator të vitit 2011, u emërua në krye të bluve në Shijak.
Tahiraj ka qenë, funksionar i policisë si një oficer krimesh në disa rrethe të vendit. Kryekomisar Adem Tahiraj ishte banues në Tiranë, i martuar dhe me tre fëmijë.
Policia jep versionin zyrtar; identifikohen autorët e vrasjes
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen, duke njoftuar se i ka identifikuar autorët e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt.
Sipas burimeve policore zyrtare, identitetet e personave në fjalë mbahen sekret, por nga kontrollet e kryera ata rezultojnë të jenë persona me preçedentë penalë.
Gjithashtu, shtojnë burimet, larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë e braktisur, që dyshohet se u përket pikërisht autorëve të vrasjes së rëndë.
Mësohet ndërkohë se kryekomisar Tahiraj ndodhej në zonën e Katund-Sukthit për të zbatuar një plan masash të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, për kapjen e personave të pajisur me armë pa leje.
Nga vendngjarja sapo janë larguar dy prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë që në kërkimin e autorëve janë përfshirë edhe efektivët e RENEA-s.
Vrasja e Tahiraj, i dyshuar shtetasi Ilir Xhakja
Personi i dyshuar si autor i vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt është shtetasi Ilir Xhakja, person me preçedent të shumtë penalë dhe i mirënjohur për forcat e policisë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore jozyrtare, të cilat sqarojnë se Xhakja po udhëtonte me një makinë pa targa kur kryekomisari Tahiraj tentoi ta ndalonte.
Trupi i Tahirajt, i cili shoqërohej vetëm nga një inspektor dhe shoferi i tij, është gjetur pesë metra larg automjetit të tij, ku ishte ngritur dhe postoblloku.
Anomalia e kësaj ngjarjeje konsiston në faktin se, kur kryekomisari po zbatonte një plan masash për kapjen e të kërkuarve dhe personave të armatosur, kishte vetëm një inspektor si mbështetje, pasi shoferi nuk llogaritet.
Në raste të tilla, postoblloqet policore ngrihen me trupa të shumta policore, të armatosura dhe postoblloku paralajmërohet me tabela udhëzuese.
Ndërkohë, një tjetër informacion i ardhur nga Katund-Sukthi tregon se në këtë zonë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, duke vështirësuar, në mos bllokuar, operacionin e efektivëve të RENEA-s për kapjen e të kërkuarve.
E plagosura: Dëgjova vetëm të shtënat
Ndërkohë, gruaja që mbeti e plagosur në atentatin ndaj kryekomisar Tahirajt ka dhënë dëshminë e parë në një prononcim për Top Channel nga spitali ku është shtruar.
Megjithatë, gruaja e moshuar ka thënë vetëm se ka dëgjuar të shtënat dhe se nuk ka parë asgjë nga ngjarja e ndodhur. Ja dhe dëshmia e saj:
“Hapa derën sepse doli burri kur dëgjova të shtëna. Atë (komisarin) e vranë tek porta. Nuk e di kush e vrau apo sa njerëz ishin, nuk shoh mirë ditën, jo më në ato kushte. Kujtova se më vranë burrin, kur dëgjova krismat, ndaj dola tek dera. Për fat të mirë ai shpëtoi. Kishte zhurma para të shtënave, por nuk di ndonjë gjë më shumë. Tek dera u plagosa”.
Noka: Humbëm një kuadër të cmuar
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka vizitoi mbrëmjen e së enjtes familjen e kryekomisarit të vrarë në krye të detyrës, Adem Tahirajt.
Ministri Noka shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe familjarët.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrit. Rënia në detyrë e kryekomisar Tahirajt, është një humbje e madhe për familjen. Policia e shtetit humbi një kuadër të cmuar. Kujtimi i kryekomisar Adem Tahirajt, do të mbetet i paharruar” tha Noka në fjalën e tij.
Kryekomisar Tahiraj ishte baba i tre fëmijëve.
Vrasja, reagon Edi Rama
I vetmi reagim për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shijak, ku u vra Shefi i Komisariatit Adem Tahiraj, ishte ai i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
“Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte një djalë nga ata që i quajmë "zotni"! Ngushëllimet me të ndjera për familjen e miqtë në Tropojë e kudo”, shkruan Rama në rrjetin social “Tuiter”.
“Vrasja e Adem Tahirit është alarm bucitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur në gjithë territorin e vendit”, vijon kreu i Partisë Socialiste.
“Dua të ngushëlloj e inkurajoj sot cdo komisar e polic të ndershëm në përballjen me krimin megjithë kushtet e patolerueshme të punës së vet. Dhe dua të garantoj cdo qytetar se do t'i japim këtij vendi sigurinë e munguar dhe uniformës blu autoritetin e plotë të ligjit në territor”, përfundon reagimi i liderit të opozitës.
Braçe: Krimi po kalon çdo cak
Deputeti socialist Erjon Brace, përmes rrjetit social Facebook shprehu shqetësimin për ngjarjen e rëndë që pati një viktimë në radhët e policisë.
"Tahiraj ishte në aksion për të arrestuar një person të shumëkërkuar. Aksioni po kryhej në zonën më kriminale, por edhe më të pashqetësuarën nga policia, zonën e Shijakut dhe fshatrat përreth", thotë Braçe.
Në të njëjtat linja deputeti socialist është shprehur edhe në një prononcim të mëvonshëm në emisionin “Top Story”, ku e ka vënë theksin tek kapja e shtetit nga krimi i organizuar.
“Është vrarë një shërbëtor i shtetit. Dy vjet më parë u vranë 4 efektivë të tjerë dhe kjo ndodhi po në qarkun e Durrësit. Kjo do të thotë se eksponentët e krimit të organizuar kanë gjetur atje parajsën. Ata e dinë se atje nuk i ngacmon askush”, ka thënë Braçe.
Sipas tij, ky lloj krimi i organizuar është rrënjosur thellë në këtë zonë dhe ka futur frikën tek banorët, të cilët refuzojnë të dëshmojnë kur ndodhin ngjarje të rënda, sikurse në rastin konkret.
“Njerëzit kanë frikë. 'Nuk pash gjë', tha gruaja e plagosur. Vendi duhet të çlirohet nga mafia”, ka thënë më tej Braçe në fjalën e tij direkt në Top Channel.