E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinemaja ABC, nuk ndalet

Të enjten (sot), me fillim nga ora 22:30, në Kinemanë ABC shfaqet premiera e filmit “Resident Evil Retribution” në 3D.

Filmi, që i përket zhanrit horror, flet për virusin vdekjeprurës (Korporata Ambrellë) që vazhdon të bëjë kërdi në Tokë, duke e transformuar popullsinë botërore në legjione mishngrënësish, që hanë të pavdekshmit. Shpresa e vetme dhe e fundit e njerëzimit - Alisa, zgjohet brenda kësaj Korporate dhe zhytet në misteret e së kaluarës.

Ajo vazhdon t’i gjuajë përgjegjësit për këtë fenomen. Alisa udhëton nga Tokio për në Washington, dhe gjatë udhëtimit fillon të dyshojë edhe në të vërtetën që e kishte njohur deri atëherë. Ajo, dhe miqtë e saj të rinj mundohen të luftojnë për ta shpëtuar botën nga ky rrezik shkatërrues...

Në rolet kryesore shfaqen Mila Jovovich, Sienna Guillory, Shawn Roberts, Oded Fehr, Michelle Rodriguez, etj.

Paralelisht, në Kinemanë ABC vazhdojnë të shfaqen edhe filmat e tjerë që janë pjesë e repertorit aktual. Kështu, 3D komedia e animuar “Ice Age - Continental Drift”, vazhdon të shfaqet në terminet nga ora 13, përderisa nga ato të orës 15 vazhdon të shfaqet filmi fantastiko-shkencor në 3D “The Amazing Spiderman”. Gjithashtu, në terminet nga ora 18, vazhdon të shfaqet filmi komik fantastiko-shkencor “The Watch”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›