E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i dyshuari për përdhunim


ELBASAN- Procedohet në gjendje të lirë shtetasi Pirro Duka, 26 vjeç, i shpallur në kërkim policor para pesë ditësh për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura. Procedimi i tij ka ardhur pasi në polici ka mbërritur një kallëzim nga një minorene 16 vjeç me banim në lagjen "28 Nëntori". Kjo e fundit në denoncimin e saj ka thënë se në muajin maj është përdhunuar nga shtetasi Duka dhe një tjetër i pa njohur nga ajo. Por kallëzimi është përballur me mohimin e akuzës nga ana e 26- vjeçarit. Prokuroria po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe vërtetësinë e akuzave.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›