E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi, zjarri i merr jetën tre fëmijëve

Greqi- Zjarri i rënë në shtëpinë e një familjeje shqiptare në Greqi ka marrë jetën e tre prej fëmijëve të saj të moshës pesë, shtatë dhe pesëmbdhjetë vjeç.

Prindërit e tre djemëve të djegur, bashkë me gjyshen kanë shpëtuar pasi në momentin fatal ata kishin arritur të dilnin nga shtëpija. Ngjarja e rëndë ndodhi 160 kilometra larg Selanikut, në fshatin Mesohori të Kavales.

Dëshmitarët kanë thënë se shtëpia kishte marrë zjarr rreth orës 04:40 minuta të mëngjesit, ndërsa shkaktari i saj ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por mësohet se ka filluar nga soba e ngrohjes.

Në momentin kur erdhën zjarrëfikësit, zjarri kishte përpirë gjithë shtëpinë dhe e vetmja që u munduan të bëjnë ata ishte që flaka të mos kalonte tek shtëpitë fqinje. Ndërkohë policia greke po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj tragjedie në familjen shqiptare.

Ideal Gola/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›