E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i dyshuari, shantazhonte femrat përmes “Facebook-ut”

Policia e Kosovës ka arrestuar Lulzim Dinën nga një fshat i Rahovecit pasi që dyshohet se ka shantazhuar femrat.

I dyshuari pasi i ka përvetësuar viktimat me premtime të rreme për martesë, më vonë ndaj tyre ka ushtruar shantazh duke kërkuar para për fshirjen e fotove komprometuese të cilat i postonte në rrjetin social “Facebook”. Po ashtu, i dyshuari përdorte një emër të rremë gjatë paraqitjes me viktima.

“Pas mbledhjes së provave dhe intervistës me të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e të dyshuarit nën masën e arrestit me burg të cilën e ka vërtetuar gjyqtari i procedurës paraprake duke ia vazhduar paraburgimin në afat prej 30 ditëve”, njofton policia rajonale e Prizrenit.

Sipas raporteve policore, i dyshuari Dina është recidivist i veprave të tilla penale./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›