Petroviq: Marrëveshja nuk ka kthim prapa

Zëvendëskryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviq është i bindur se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka kthim prapa dhe se implementimi i saj ka garanci të forta. Ai një intervistë për Radio Kosovën thotë se veriu i Kosovës ka hyrë në një proces të pakthyeshëm për të kthyer normalitetin në këtë pjesë.
Më tepër se realiteti në terren, zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq dëshiron të jetë optimist se raport midis Serbisë dhe Kosovës por ndryshojnë. Ai flet për ndjesinë e mirë të të qenurit ne ekipin negociator përkrah Hashim Thaçit karshi bashkombasit të tij Ivica Daqiq në Bruksel. Por, ajo për të cilën aktualisht Petroviq nuk dëshiron të flas shumë është referendumi që kanë paralajmëruar serbët e veriut.
Petroviq beson se marrëveshja e arritur së fundi mes të dyja vendeve do t’i jep një impuls të fuqishëm përmirësimit të raporteve ndëretnike. Megjithatë thotë se implementimi i saj do të jetë i vështirë .
“Gjithsesi se do të ketë vështirë, tejet e vështirë. Vetë mbërritja deri tek kjo marrëveshje ishte e vështirë. Por, tani mbetet që marrëveshja dhe implementimi të shënoj shkëputje nga e kaluara dhe gjithçka të arrihet me konsensus”, thotë Petroviq.
Kjo shkëputje me të kaluarën sipas Petroviq shpresohet të arrihet me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë në tërë Kosovën.
“Zgjedhjet lokale me marrëveshje parashihen të mbahen këtë vit dhe unë nuk shoh ndonjë element që mund të pengoj këtë proces . Tani do të kemi përfaqësues të tjerë lokal dhe do të kemi Asociacionin e Komunave serbe. Tani për këtë mund të diskutohet e vetëm për përqindjen. Ajo që duhet është se ky proces do të organizohet nga institucionet e Kosovës dhe procesin do ta lehtësoj OSBE. Pra zgjedhjet do të jenë në tërë territorin e Kosovës” , ka thënë Petroviq.
Me gjithë optimizmin zëvendëskryeministri Petroviq ende nuk mund të jep shpjegime se si do të implementohet marrëveshja e arritur në Bruksel , cilat janë fazat e saj, si do të evoluoj ajo tutje dhe cila është e ardhmja e saj./Indeksonline/