E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane

Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar të kërkuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.  Ardit Bakalli, 33 vjeç, me banim në Elbasan, është vënë në pranga pasditen e së mërkurës.

Ndaj tij, Gjykata e Gjenovës në Itali ka lëshuar një urdhër arresti në vitin 2006 për veprën penale trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 33-vjeçari pritet të ekstradohet për në Itali.

Nuk jepen detaje të akuzës, por mendohet se urdhri i arrestit ishte pjesë e një operacioni të organizuar nga policia italiane kundër trafikut të lëndëve narkotike në vendin fqinj. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›