E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëtiste me armë në brez, arrestohet

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Lezha është ndalur nga policia e këtij qyteti për armëmbajtje pa leje.

Gjergj Makaj, banues në fshatin Shënkollë, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, është kapur pasditen e së mërkurës me një pistoletë Zastava dhe një krehër me 7 fishekë.

43-vjeçari është arrestuar në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›