E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i kërkuari nga gjykata

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prishtinës të shtunën ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me ç’ rast ka arrestuar personin e kërkuar Z . B (1962), shtetas i Kosovës, i cili ishte në kërkim më urdhër arrest të Gjykatës.

Personi i arrestuar është i dënuar nga gjykata me 4 vjet e 6 muaj burg për shkak të veprës penale “Mashtrim në vazhdimësi” .

Në rrugë operative policia kishte pranuar informata për vendqëndrimin momental të tij dhe pas një operacioni policor është kryer arrestimi në shtëpinë e tij në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinë.

I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në kompletimin e procedurave tjera nga organet Gjyqësore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›