E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kërkuari për vrasje

Në pranga ra rreth orës 23:00, shtetasi në kërkim Adrian Pajova, 23-vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri’ Elbasan.

Ky shtetas u arrestua pasi më datë 21.05.2011 rreth orës 13.50, në lagjen ‘Kala’ Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Robert Topi, 37-vjeç (i arrestuar), shtetas si  dhe me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.A, 35-vjeç, banues në Elbasan, i cili ka marrë plagë të rënda  në trup. Ndaj shtetasit Ardjan Pajova rëndon akuza e ‘Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. /S. Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-02 09:27
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›