E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e bashkiakut humb foshnjën, zbulohet klinika

ELVIS ROSHI, KRYETARI I SAPOZGJEDHUR I BASHKISE SE KAVAJES, GRUAJA E TE CILIT DJE DENONCOI RREMBIMIN DHE HUMBJEN E FOSHNJES

Denoncimi i Griselda Zaimit (Roshi) ka tronditur mesditën e djeshme  opinionin publik. Dëshmia për rrëmbim nga tre persona të panjohur dhe lindje të detyrueshme në një ambient privat, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë. Çfarë deklaroi 27-vjeçarja para autoriteteve dhe kontradiktat në dëshmi. Në mbrëmje, Policia zbulon taksistin që dërgoi gruan e kryebashkiakut të Kavajës në një klinikë pranë Maternitetit të Ri të
Tiranës, ku dyshohet të jetë kryer ndërhyrja. Mister fati i foshnjes.  Bashkëshorti ndodhej në Itali në momentin e rrëmbimit. Gruas iu kërkua që të bënte një ekspertizë mjeko-ligjore, por ajo kundërshtoi, duke pretenduar se ishte e  rënduar psikologjikisht. Çfarë thonë gjinekologët për një rast të tillë, çndodhte dje në Kavajë dhe vizita e Ramës dhe deputetëve të PS

Rrëmbimi, kontradiktat në dëshmi

Gruaja e Elvis Roshit heq fëmijën në një klinikë në Tiranë

Vendi ku pretendohet se është hedhur 27-vjeçarja

Gruaja e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Griselda Zaimi (Rro-shi), që ndodhej në muajin e nëntë të shtatzënisë, pretendoi dje se është rrëmbyer mbrëmjen e së martës në Tiranë nga persona që e detyruan të lindë fëmijën e më pas e hodhën në një rrugë në Kavajë.E tronditur nga ngjarja, por edhe me kontradikta në thëniet e saj, bashkëshortja e kryebashkiakut Elvis Rroshi ka rrëfyer para prokurorëve ngjarjen e rëndë, që sipas saj ka nisur të martën rreth orës 19:30, në afërsi të qendrës “Kristal” dhe është mbyllur rreth orës 03:30 të mëngjesit të djeshëm. Gruaja 27-vjeçare ka treguar për grupin hetimor se të martën ka dalë nga dyqani i bashkëshortit të saj, në qendrën “Kristal” në Tiranë. Sapo ka dalë në rrugë, është përballur me një makinë me xhama të zinj, nga e cila kanë zbritur dhe e kanë rrëmbyer tre persona të armatosur. Sipas gruas, rrëmbyesit e kanë goditur me një objekt të fortë pas koke dhe e kanë hipur në një fuoristradë me xhama të zinj. Ajo nuk ka arritur t’i shohë apo t’i njohë personat që e kanë rrëmbyer, por gjatë rrugës që udhëtonte me makinë, nga ku nuk mund të shihte asgjë, nga lëkundjet e automjetit ka pasur një ndjesi që po lëvizte në një terren me gropa. Më pas, Griselda Zaimi ka shpjeguar se personat që e rrëmbyen e kanë goditur sërish gjatë udhëtimit me makinë.
LINDJA E FEMIJES

Banesa e kryetarit te bashkise se kavajes

Pas disa minutash udhëtim, Griselda Zaimi ka pretenduar se ka parë veten në një ambient, që nuk e njihte dhe nuk e dinte se ku ndodhej. Ajo është shprehur se nuk arrinte të shihte njëri në dhomën ku ndodhej apo ndonjë person të veshur me rroba të bardha, që të ngjasonte me ndonjë mjek, edhe pse sipas saj, për një moment ka dëgjuar fjalët “doktori, doktori…”. Ajo nuk është në gjendje të kujtojë shumë detaje, por pak momente para se të humbiste ndjenjat, ka fiksuar se i kanë bërë një serum ose diçka të ngjashme, që sipas saj ka bërë të mundur lindjen e parakohshme të fëmijës. Ndërsa në lidhje me foshnjën, që sipas saj duhej të linde të paktën edhe për dy ditë, ajo nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë asgjë. Momenti i fundit që ajo mban mend nga rrëmbimi, është mëngjesi i ditës së djeshme, rreth orës 03:00, kur është hedhur nga makina në një rrugë pranë shtëpisë së saj, në lagjen “Zguraj”, në Kavajë. Nga aty dhe deri në shtëpi, përreth 70 metra, ajo ka treguar se ka shkuar zvarrë, e vetme dhe pa u ndihmuar nga njeri.
Kontradiktat
Historia e pazakontë është treguar dje nga Griselda Zaimi, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës. Gjatë ditës së djeshme deri në darkë, versioni i rrëmbimit kriminal është shpjeguar nga vetë gruaja për prokurorët, të afërmit e familjarët e saj, por edhe për deputetët e PS që shkuan dje në banesën e Elvis Roshit në Kavajë. Por, në gjithë këtë rrëfim ka disa kontradikta. Një taksist deklaron se e ka shoqëruar 27-vjeçaren në një klinikë, kur ajo thotë se është rrëmbyer nga njerëz të armatosur. Më pas, kur mbërrin në klinikë, njëherë thotë se ka dëgjuar fjalën mjek, pastaj ka parë disa gra si mami dhe më tej shton se është goditur me tytë armë dhe më pas i kanë dhënë një ilaç nxitës për lindje.

Denoncimi i ngjarjes me telefon nga Italia

Prokuroria dhe Policia janë vënë në dijeni të rrëmbimit të Griselda Zaimit në orët e para të paradites së djeshme dhe denoncimi i parë është bërë nga bashkëshorti i saj, Elvis Rroshi, i cili ndodhej në Itali dhe u kthye dje në mesditë. Rroshi, i njoftuar nga të afërmit e tij për ngjarjen, ka lajmëruar me celular një inspektor policie të Kavajës, i cili ishte i afërm i tij, të cilit i ka kërkuar që t’i drejtohej Prokurorisë për atë çfarë kishte ndodhur. Menjëherë pas kësaj telefonate, denoncimi është bërë fillimisht në Prokurorinë e Kavajës, që më pas i është përcjellë Prokurorisë për Krime të Rënda, me akuzën “heqje e paligjshme e lirisë”. Ndërsa më vonë, denoncimi është kryer edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në Sektorin e Krimeve të Rënda. Mësohet se, pavarësisht urdhrit të prokurorit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, Griselda Zaimi ende nuk e ka kryer këtë ekspertizë.

Taksisti: 27-vjeçaren e çova unë në klinikë

Zbulohet klinika ku është hequr nga barku i nënës foshnja e Griselda Roshit, gruas së Elvis Roshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës.Pas një hetimi të shpejtë disa orësh, Policia e Tiranës ka gjetur dje në mbrëmje ambientin ku është kryer lindja e fëmijës së 27-vjeçares Griselda Zaimi (Roshi). Klinika në fjalë ndodhet në zonën e Brrylit në Tiranë, pranë maternitetit të ri. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një klinikë të mirëfilltë të licencuar apo një ambient ilegal ku bëhen aborte. Kemi gjetur ambientin ku është hequr fëmija, në vend-ngjarje grupi i hetimit ka gjetur edhe provat përkatëse që po ekzaminohen, kemi prova dhe dëshmi së tregojnë se shtetasja Griselda Roshi është mbajtur në atë ambient sa kohë nuk ka qenë në banesë, kanë thënë dje burime të Policisë. Gjetja e një klinike të tillë është konfirmuar mbrëmë edhe nga burime të Prokurorisë, të cilat kanë kërkuar gjithsesi të jenë të rezervuara në dhënien e informacionit. Hetuesit ndërkohë theksojnë se klinika në fjalë ndodhet në të njëjtën lagje ku banojnë edhe prindërit e Griselda Roshit, gruas së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, e cila tronditi dje opinionin publik me ngjarjen e saj. Në ambientin në fjalë, që nuk konfirmohet nëse është hotel, banesë private apo klinikë legale apo ilegale, thuhet se janë gjetur elementë që përkojnë me ngjarjen e ndodhur Griselda Roshit, konkretisht rroba dhe gjurmë gjaku si dhe mostra të tjera të vlefshme për ekspertim.
Taksisti
Krahas gjetjes së klinikës ku është bërë h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›