Nis provimi i parë i Maturës Shtetërore

Rreth 32 mijë maturantë kanë nisur testimin rreth orës 10:00 të ditës së sotme, ku do të testohen për rreth 2 orë. Provimi ka 25 pyetje, 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.
Vlerësimi i testeve të maturantëve në provimet e Maturës këtë vit do të bëhet në 6 qendra vlerësimi, nga katër që kanë qenë më parë. Konkretisht ato janë në Tiranë: në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani", Qendra Nr.1; në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani", Qendra Nr. 2; në Elbasan në godinën e shkollës “Qemal Stafa”; në Shkodër në godinën e shkollës “Jordan Misja"; në Fier në godinën e shkollës “Naim Frashëri" dhe në Korçë në godinën e shkollës “Sevasti Qiriazi”.
Për të pasur më shumë siguri, transporti i testeve nga Tirana në secilën nga qendrat e vlerësimit do të bëhet nën masa të rrepta sigurie, me automjete të DAR-ve përkatëse nga grupi i administratorëve të përcaktuar. /S.Ll/Start/
2011-06-01 10:19