E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i larguari nga qelitë e komisariatit të Kavajës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Durrësit, arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme shtetasin Edmond Piraniqi, 30 vjeç, lindur e banues në Kavajë, i cili u largua gjatë mesditës së djeshme nga ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, ku ndodhej nën akuzën e "kanosjes". Burime të Policisë së Tiranës bënë të ditur se gjatë ditës së djeshme, nën akuzën e "prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve", u arrestua në kushtet e flagrancës me 600 gram lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, shtetasi Kreshnik Halilaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve të mësipërme, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e 27 vjeçarit Halilaj, në afërsi të rrugës "Tasim Shehu" në Tiranë, iu gjend edhe një sasi prej 183,6 gram lëndë narkotike, e dyshuar heroinë. Ndërsa për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", mbrëmjen e djeshme shërbimet e Komisariatit të Kavajës  arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Valert Dhima, 19 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.  Ngjarja për të cilën akuzohet 19 vjeçari Dhima ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën Kavajë - Durrës, në kryqëzimin e Golemit, kur ai, teksa drejtonte automjetin fugon tip "Benz", me targa DR 4936 D, është përplasur me çiklomotorin tip "Papaq", pa targa, që drejtohej nga shtetasi Florenc Çullhaj, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetosore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›