Arrestohet i riu qe aksidentoi ish-ministren e Kultures
Dy dite pas aksidentit policia ka arrestuar personin pergjegjes qe aksidentoi ish-ministren e Kultures Esmeralda Uruci. Policia e Tiranes ka bere me dije se ka ndaluar shtetasin Artan Kotarja 34-vjec. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe me te cilin udhetonin automjetet dhe lageshtira ne kete aks rrugor per shkak te reshjeve te shumta te shiut te rena keto dite. Aksidenti ndodhi ne autostraden Tirane - Durres km 12. Bashkeshortet Uruci po udhetonin ne mjetin me targa TR 8580 J teksa jane perplasur nga automjeti me targa TR 6058 K i cili pas aksidentit drejtuesi i saj eshte larguar menjehere nga vendngjarja ne drejtim te paditur. Forca te shumta policie kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe kane bere te mundur edhe shoqerimin ne spital te te plagosurve.