E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i shumëkërkuari përvrasjen e 32-vjeçarit Çela në 2002

TIRANE- Arrestohet i shumëkërkuari Gerond Hasanbelli, i dënuar me 21 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës. Forcat speciale kanë bërë të mundur prangosjen e këtij shtetasi, pranë rrugës së “Barrikadave” në kryeqytet.
 
Sipas policisë, Hasanbelli akuzohet për vrasjen e shtetasit Julian Çela në vitin 2002, si dhe për tentativë vrasjeje ndaj shtetasit Kasandër Noga, i njohur në botën e krimit si autor i masakrës së Senatoriumit të ndodhur më 19 gusht 2000 afër Tiranës.
 
Ngjarja e ka pikënisjen më 19 gusht 2000, ditë kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Juliani dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.
 
Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain Kasandër Nogës.
 
Vëllezërit Hasanbelli mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, Geroni së bashku me të vëllain, Erionin Hasanbellin tentuan të hakmerren.
 
Në lokalin “Prehistory” në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëlluan me armë Julian Çelën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani, ndërsa u plagos rëndë Noga.
 
Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.
 
Në vitin 2009, u bë ekstradimi i shtetasit Gerond Hasanbelli, në sajë të bashkëpunimit të Interpol-Tirana dhe Interpol Roma. Geron Hasanbelli së bashku me të vëllain Erion Hasanbelli, dyshohet të kenë qenë anëtarë të një bande kriminale, e cila është marrë edhe me trafik droge.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›