E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë e SHBA: ADN e njeriut nuk mund të ketë të drejtë autori

SHBA- Gjykata e Lartë Amerikane vendosi unanimisht se gjenet njerëzore nuk mund të bëhen pjesë e një patente.

“ADN është prej natyrës dhe nuk mund të bëhet pjesë e asnjë të drejte autori”, thuhet në arsyetimin e gjyqtarëve amerikanë, ndërkohë që vendimi pritet të bëhet pjesë e një debati të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkencëtarët flasin për një fitore për mjekët dhe pacientët për të cilët mundësia që gjenet njerëzore të bëheshin pjesë e një patente të një kompanie kërkimesh do të ndërhynte në kërkimin shkencor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›